18:03 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Afro katër orë pritje në dalje të Merdares, ngjashëm edhe në pikat tjera kufitare

Përpos që u përballen me kolona të shumta kur arritën në Kosovë, njësoj iu duhet të presin mërgimtarëve të cilët tashmë po kthehen për në Evropë.

Në çdo pikë kufitare në dalje të Kosovës kolonat janë tejet të gjata.

Sipas të dhënave të fundit nga MPB, në Merdare pritja është afro katër orë saktësisht deri në 260 minuta, raporton Indeksonline.

Tek Dheu i Bardhë, deri në dy  orë, në Jarinje më shumë se tri orë, në Mutivodë afro dy orë ndërsa në Muçibabë një orë pritje.

Moti është mjaftë i ftohtë, e pritjet e gjata sigurisht se janë mjaftë të mundimshme për ta./Indeksonline/