22:34 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Afrona ndjenë mungesën e Bleros: Të dua përgjithmonë

Blero dhe Afrona ndonëse janë të martuar prej 1 viti, ata shumicën e kohësh janë larg njëri-tjetrit.

Kjo ndodhë për shkak të angazhimeve që të dy kanë, Bleron në Prishtinë, ndërsa Afrona në Zvicër.

Por, çifti i njohur gjejnë kohë herë pas here që të kalojnë kohë së bashku, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet në rrjetet sociale.

Ishte Afrona ajo që këtë herë ka ndarë disa fotografi të realizuara vitin e kaluar në fotosesionin e martesës.

Duke ndjerë mungesën e tij, Afrona ka shkruar: Të dua përgjithmonë.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona organizuan ceremoninë martesore në 2019-të në bregdetin shqiptar./Indeksonline/