08:17 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Afrona shkëlqen, me dukjen vëmendjen rrëmben

Pak javë më parë kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me këngëtarin e njohur, Blero.

Afrona Dika e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka treguar edhe një herë këtë me disa imazhe, që ka hedhur së fundi në Instagram.

Modelja e njohur u paraqit më e grimuar se zakonisht dhe duke shkëlqyer teksa po bëhej gati për fotosesionin e radhës.

Biondina simpatike, e cila njihet dhe si blogere është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht sjell trendet e reja të veshjeve dhe dukjeve që janë më “in” në botë.

Ndryshe, Afrona dhe Blero organizuan dasmën në bregdetin shqiptar me shumë të ftuar./Indeksonline/