14:21 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi nuk shkon në burg, shfrytëzon “kartën e fundit”

Ditën e sotme, në ora 12:00 të drekes, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është dashur të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Kosovës për të vuajtur dënimin me burg për 9 muaj.

Ademi u shpall fajtor nga dy shkallë të gjykatës pasi i njejti kishte dëmtuar një person në vlerë prej 30.000 euro ose një BMW X5.

Indesksonline mëson se Ademi nuk është paraqitur në Burg dhe si duket po e shfrytëzon një mundësi të fundit për ta shmangur ose shtyrë dënimin.

Burime brenda FFK-së bëjnë të ditur se kryetari i shtëpisë së futbollit të Kosovës do të shfrytëzoj disa problem shëndetësore si shkas për ta vonuar ekzekutimin e dënimit.

Redkasia jonë ka kontaktuar Shërbimin Korrektues të Kosovës për ta pytur në lidhje me mundësinë që Ademi t’i shmanget dënimit.

Ju informoj se dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve penale parashohin mundësin e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit, sipas lutjes së personit të dënuar dhe kritereve të përcaktuara, për të cilin vendos Kryetari i Gjykatës kompetente Themelore”, ka thënë SHKK për Indeksonline.

Nëse kreut të FFK-së nuk i është dhënë leje për të mos u paraqitur në burg, atëherë do të lëshohet fletë arrest për të.

Sipas dispozitave të Ligjit Nr.04/l-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, gjykata kompetente e urdhëron me shkrim personin e dënuar që në ditën e caktuar të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm”.

Gjykata kompetente e informon institucionin korrektues për datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në institucion dhe ia dorëzon vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale për personin e dënuar të cilat janë mbledhur gjatë procedurës penale”.

Institucioni korrektues e informon gjykatën kompetente se a është paraqitur personi i dënuar për mbajtjen e dënimit, (Gjykatat Kompetente njoftohen për të gjitha rastet kur personi i dënuar nuk paraqiten në mbajtje të dënimit në datën e caktuar) pas njoftimit të Gjykatës për mos paraqitjen e të dënuarit, Institucioni Korrektues të njëjtin e fut në listën e pritjes për ekzekutim të dënimit”, ka thënë Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në momentin kur I është prerë vendimi, Agim Ademi është dashur të japë dorëheqje nga posti I kreut të FFK-së, pasi statute nuk e lejon që një person I dënuar të mbaj pozitë drejtuese në Federatë. /IndeksOnline/