19:18 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Agim Ademi viziton FSHF-n, premtojnë më shumë bashkëpunim

Sot gjatë ditës presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar në Tiranë në vizitë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u takua me homologun Armand Duka.

Gjatë një dreke pune të cilën e shtroi Duka të dy presidentët diskutuan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet si dhe për hartimin e strategjisë së përbashkët për zhvillimin e futbollit në rajon.

Po ashtu Ademi dhe Duka biseduan për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat si dhe për interesat e përbashkëta për arritjen e objektivave.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen të zhvillohen më shumë aktivitete të përbashkëta si dhe të zhvillohen edhe më shumë ndeshje me të gjitha grup-moshat në të dyja konkurrencat si edhe në futsall.