21:22 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / C E

Agim Ademit kapet në Stamboll në tavolinë me trajnerin e famshëm spanjoll, gati për stolin e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Stamboll, ku përveç takimit me disa futbollistë, ai si duket po mendon edhe për trajnerin e ri të Kosovës.

I pari i futbollit të Kosovës është fotografuar duke darkuar me trajnerin spanjoll, Robert Moreno.

Moreno ka një karrierë të pasur si trajner dhe ndihmës trajner.

Ai ka drejtuar shkurtimisht kombëtaren e Spanjës, Monacon dhe Granadën derisa ka qenë ndihmës trajner te shumë skuadra, përfshirë edhe Barcelonën. /IndeksOnline/