16:23 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. A

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka

Trajneri shqiptar Agim Sopi që drejton ekipin Osterlen FF ka transferuar edhe një futbollist të Trepçës ‘89 në Suedi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Djibril Diawara që ka qenë pjesë e mitrovicasve në gjatë edicionit 2019-20.

21 vjeçari nga Mali së fundi luajti te Shkupi. Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka thotë se për transferimin e Diawaras nuk ka ndonjë ankesë, por do ta ndjekë penalisht Osterlenin për mesfushorin Lassine Traore.

“Ka një vit që ia kemi rregulluar dokumentacionin Djibril Diawaras për ta transferuar në Shkup. Atij i uroj sukses. Ndërsa për Traoren përgjegjës është Agim Sopi. Është befasuese që një ekip i Ligës së Tretë në Suedi të kërkojë lojtarë në Kosovë dhe të ofrojë kontratë profesionale” deklaroi Zeka për Indeksonline.

Traore ishte pjesë e Trepçës ’89 në edicionin e kaluar, duke luajtur një rol të madh në synimin e arritur për të mbajtur mitrovicasit në Superligë.

/Indeksonline/