22:37 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu redukton keqpërdorimin e veturave zyrtare, së shpejti iu vendos GPS

Jo rrallë herë veturat zyrtare shfrytëzohen për nevoja të ndryshme duke  u keqpërdorur në masë të madhe.

E lidhur me këtë çështje, komuna e Podujevës ka hapur tenderin e radhës.

Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu së shpejti veturave zyrtare do t’iu vendos GPS.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Marrja në shfrytëzim (me qera), montimi, funksionalizimi si dhe mirëmbajtja e sistemit GPS në veturat zyrtare të Komunës”, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës është 10,195,20 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 23 prill 2019. /Indeksonline/