17:02 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Agim Veliu viziton Veriun

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj Dhe zv/ministrin e MPB-së Milan Radojeviq kanë vizituar komunën e Zubin Potokut, stacionin policor në këtë komunë dhe pikën kufitare në Bërnjak,

Veliu tha se gjatë kësaj vizite u njoftua nga afër me punën dhe aktivitetet e këtyre institucioneve, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Zubin Potokut, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Veliu theksoi se në pikën kufitare në Bërnjak u njoftua me punën që po bëjnë policët kufitare dhe doganierët në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.