19:06 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Agim Zeka debuton me humbje në derbin austriak

Sulmuesi kosovar, Agim Zeka ka debutuar me humbje në skuadrën e tij të re, Austria Vienna.

Austria Vienna u mposhtë nga Salzburg në derbin austriak me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Agim Zeka – i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 86’të.

Ish-lojtari i Prishtinës te skuadra austriake u transferua si lojtarë i lirë gjatë afatit të janarit.

Kujtojmë që Zeka ka luajtur dikur edhe për skuadrat; Lille, Mouscron dhe Skënderbeu./IndeksOnline/