75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Agjencia amerikane: Nëse ndryshohet kufiri Kosovë-Serbi, aktivizohet Moska!

Agjencia amerikane “Bloomber” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë marrëveshjes përfundimtare që pritet të nënshkruhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Aty është përmendur edhe opsioni më i përfolur; korrigjim i mundshëm i kufijve. Sipas agjencisë nga SHBA-ja, ky veprim mund t’i konvenonte padyshim Rusisë.

“Një rezultat i tillë mund t’i jepte legjitimitet Moskës për një zgjidhje të ngjashme për të ngrirë konflikte në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë”, thuhet në shkrim.

Ndër të tjera, “Bloomber” përmendi edhe deklaratat e fundit të dy presidentëve, Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçi në forumin Alpbach që u mbajë në Austri.

Agjencia amerikane vlerëson se shkëmbimi territorit do të ishte një zgjidhje e keqe.

“Shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë do të çonte në shumë probleme”.