17:37 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Agjencia e Inteligjencës turke në aksion, ja rezultati i tyre!

Agjencia turke e Inteligjencës si pjesë e një operacioni në 18 vende ka kapur rreth 80 persona të cilët ishin të kërkuar nga qeveria me dyshimet se kanë pasur lidhje me puçin e vitit 2016.

Bekir Bozdag, zëvendëskryeministër, ka dhënë disa komente, pasi “Turqia organizoi fshehurazi deportimin nga Kosova” të gjashtë shtetasve turq, pesë mësuesve dhe një doktori, që akuzohen se kanë përkrahur grushtshtetin, shkruan AP.

Bozdag ka thënë se Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë, ka thënë zhvilluar aksione në 18 vende për të arrestuar të dyshuar. Por ai nuk i ka përmendur vendet nëpër të cilat janë zhvilluar operacionet.

Turqia ka akuzuar Fetullah Gylenin se qëndron pas grushtshtetit që dështoi, e që u morri jetën mbi 250 vetave.