15:24 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Agjencia Kosovare e Privatizimin shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.42. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 42 përmban 53 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin shtator 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 07 nëntor 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.