19:38 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Agjencia ndërkombëtare e fluturimeve “Easy Jet” i referohet Kosovës me emërtimin Serbia

Agjencia ndërkombëtare e fluturimeve “Easy Jet”, në një njoftim për fluturimin të sodit nga Prishtina për në Basel të Zvicrës, Republikës së Kosovës i është referuar me emërtimin Serbia.

“Pristina International Airport Street Pristina, Komuna e Prishtinës, Serbia”, thuhet në publikimin që ka bërë kjo kompani se i përket fluturimit nga Prishtina në Basel, njofton Indeksonline.

Ndërkohë që për të njëjtin fluturim ka njoftuar edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i cili ka bërë të ditur se ky aeroplan ka mbërritur sot në Kosovë në ora 18:36.