23:52 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Agjenda e kryeministrit Hoti për vizitën në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, ora 14:00.

Kjo do të jetë agjenda e tij për nesër, transmeton Indeksonline.

Agjenda:

Ora 14:00 – Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev. (Qeveria e Maqedonisë së Veriut)

Ora 15:00 – Konferenca për medie.

Ora 15:35 – Takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës)

Ora 16:10 – Takim me Kryetarin e Kuvendit. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

Ora 16:35 – Takim me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe nga Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-s. (Ndërtesa e Kuvendit)

Ora 17:15 – Nënshkrimi i MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të ShBA-së. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Ora 17:20 – Foto dhe deklarata për medie. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Ora 17:40 – Takim me Udhëheqësit e partive politike. (Ambasada e Kosovës në Shkup).