13:18 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / A. M.

Agjenda e takimeve të Kurtit dhe Vuçiqit me liderë evropianë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel ku do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, takimet do të zhvillohen prej orës 13:30.

Po ashtu, këta liderë do ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas së njëjtës agjendë, edhe takimet me presidentin serb do të zhvillohen në të njëjtën kohë.