12:27 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Agjenda e VV-së në 4 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

 Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur agjendën me rastin e katër vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Kjo është agjenda, ku nesër është paralajmëruar edhe një konferencë për media, që do të nis në orën 12:00 pikërisht për rastin Dehari:

– 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit

– 11:00 – Drejtorët tanë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë dhe Han të Elezit, bashkë me ekipe mjekësore, fillojnë vizitat në familjet me nevojë në Qendrat e tyre përkatëse dhe u ofrojnë shërbime mjekësore.

– 12:00 – Konferencë për media për rastin Dehari

– 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.