13:03 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Higuainit takohet me bordin e Romës

Vëllai-agjenti i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain ishte dje në Romë për të diskutuar detajet e një lëvizje të mundshme në klubin kryeqytetas AS Roma. Roma ka qenë duke kërkuar për një sulmues këtë verë, pasi u zbulua se kryeshefi i ri Paulo Fonseca hodhi poshtë idenë e mbajtjes së Patrik Schick, raporton CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.

Roma shpreson të bindë sulmuesin argjentinas dhe rrethin e tij se largimi nga Juventus ia vlen për kohën e tij dhe ekziston një besim i mirëfilltë në mesin e kampit të Gjallorosëve që Higuain do të ishte një shtesë e përkryer për ekipin./Indeksonline/