22:14 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Agjenti i Rashicës e konfirmon, ka bisedime me klube tjera

Rashica mund ta vazhdojë karrierën në një tjetër klub sezonin 2020/21.

Agjenti i Milot Rashicës, Altin Lala, ka konfirmuar që ka filluar bisedimet me klubet e tjera për ndonjë transferim të mundshëm të klientit të tij gjatë verës së vitit 2020.

Ky është një skenar i pritur për Werder Bremenin, por padyshim që është një lajm i keq për tifozët e klubit gjerman, shkruan “deichstube.de”.

“Ka pasur palë të interesuara dhe gjithashtu ka pasur diskutime. Unë nuk do të përmend emra”, ka thënë Lala.

Rashica ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje këtë edicion për fanellën e klubit gjerman.