14:40 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Agjenti i talentit brazilian lajmërohet në Liverpool, lojtarin po e kërkojnë gjigantët

Lucas Paqueta është emri i talentit brazilian që po e kërkojnë pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha evropiane. 21 vjeçari i Flamengos po mahnitë të gjithë me aftësitë e tij, për çka shumë agjentë evropian e kanë kontaktuar atë.

Agjenti i futbollistit, Eduardo Uram ka bërë një status se ndodhet në Liverpool për të shtuar zërat se skuadra e Jurgen Klopp është më afër shërbimeve të tij.

Liverpool, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Milan, Barcelona, Bayern e Fenerbahce janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të.

Madje, Paqueta në dy ndeshjet e fundit është ftuar edhe nga përfaqësuesja e Brazilit ku ka patur edhe minutazh./Indeksonline/

Temat: