14:32 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush është Lucas Paqueta – I riu brazilian që mund të bëhet ”Kaka i ri”

Për disa vite me radhë, kampioni brazilian ka sjellur disa emra të mëdhenj në futboll dhe duket se kësaj liste do t’i bashkohet edhe Lucas Paqueta.

Paqueta, i cili ka dy paraqitje për Brazilin, ka qenë i lidhur me një kalim në Milan dhe Real Madrid, pasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 9 asistime në të gjitha garat këtë vit.

Emri i Paquetas mund të jetë i panjohur për ata që nuk e ndjekin kampionatin elitar të Brazilit apo Kombëtaren braziliane, por paraqitjet e tij për Flamengon kanë rënë në sytë e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Por, çfarë më shumë ju duhet të dini për Paquetan dhe pse klubet evropiane janë vënë pas tij kohëve të fundit?

Më poshtë mund të lexoni gjithçka që duhet të dini rreth tij, përcjellë IndeksOnline.

Kush është Lucas Paqueta?

21-vjeçari është në Flamengo që nga moha 10-vjeçare dhe është promovuar në skuadrën e parë nëntë vite pasi e kaloi me sukses akademinë e të rinjëve.

Ai debutoi në Campeonato Corica në vitin 2016, një kompeticion për skuadrat nga Rio de Janeiro, si 18-vjeçar, por ai duhej të priste deri në majin e vitit 2017 për të debutuar në kampionatin brazilian.

Mesfushori ka luajtur për Flamengon deri më tani në 88 ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar 5 asistime në të gjitha garat, teksa ai ka raporte të mira edhe me sulmuesin e Real Madridin, Vinicius Junior.

Paraqitjet e tij kanë bërë që trajneri i Brazilit, Tita ta ftojë së fundmi për ndeshjet ndaj SHBA-ve dhe El Salvadorit, duke u paraqitur në këto dy ndeshje si zëvendësues.

Në çfarë pozicioni luan Lucas Paqueta?

Thënë saktësisht, Paqueta është një mesfushor, por braziliani është më shumë se kjo.

Duke zhvilluar 88 ndeshje për Flamengon që prej debutimit të tij, Paqueta ka luajtur në pesë pozicione të ndryshme deri më tani – si mesfushor qëndror e deri te pozita e anësorit.

Por, braziliani është më i mirë kur luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ku ai mund ta ndihmojë shumë sulmin, por edhe mund të mbrohet kur skuadra të ketë nevojë.

Impresiv me topin, Paqueta ka bërë emër me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, teksa ka kompletuar 44 driblime deri më tani këtë sezon, një mesatare prej 4.02 driblime për 90 minuta.

Mesfushori nuk është vetëm ”show-man”, ai gjithashtu ka krijuar edhe 32 raste për gol, por këtë sezon, ende nuk ka dhuruar ndonjë asistim.

Por, Paqueta është golashënuesi më i mirë aktualisht në kampionatin brazilian me 9 gola, 4 më shumë se çdo lojtar tjetër në listë.

Paqueta është gjithashtu i fortë me lojën në ajër, duke i fituar 95 duele ajrore në kampionat këtë sezon, 29 më shumë se ndjekësi i tij më i afërt. Mesatarisht për ndeshje, ai ka të fituara, 8.68 duele ajrore të fituara.

Pavarisht pozicionit të tij avansuar, Paqueta ka edhe tipare pozitive defanzive. Ai ka bërë 65 ndërhyrje deri më tani këtë sezon. Vetëm mesfushori, Gustavo Cuellar (78) dhe Rene (70) kanë më shumë ndërhyrje se ai te Flamengo.

Cilat klube duan transferimin e Lucas Paquetas?

Stili i lojës së Paquetas dhe mosha e tij e re kanë bërë që braziliani të lidhet me shumë klube të njohura në Evropë.

Sipas mediave, Manchester Unitedi, Liverpooli, PSG, Barcelona, Juventusi dhe Milani janë duke e monitoruar 21-vjeçarin dhe duan ta sjellin atë në Evropë.

Milani u interesua për të fillimisht në shtator të këtij viti, ku gazetari, Gianluca Di Marzio pohoi se ”Rossonerët” janë favoritë për transferimin e brazilianit për 50 milionë euro.

Këto raporte morën hapa të mëtutjeshëm kur Globo Esporte shkroi se Milani e ka kompletuar transferimin e sulmuesit, teksa vetëm testet mjekësore kanë mbetur për t’u kryer.

A është Lucas Paqueta ”Kaka i ri”?

Është gjë e rrezikshme që mesfushorët brazilian të krahasohen me Kaka, pasi është vështirë ta kenë gjenialitetin e legjendës – më pas këtë epitet e kishte edhe Lucas Piazon i Chelseat.. por asgjë nuk ndodhi me të.

Por, krahasimet, Paqueta – Kaka janë më logjike, edhe për shkak të stilit të njejtë të lojës.

Nëse Paqueta transferohet në Milan, ai do të përshtatej mjaft mirë me sistemin, 4-3-3, duke ndihmuar lojtarët si Hakan Calhanoglu, Gonzalo Higuain dhe Suso./IndeksOnline/