16:36 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

​Agjenti i yllit të Bayernit konfirmon largimin e tij nga “Allianz Arena”

Niklas Sule tashmë e di se cilit klub do t’i bashkohet kur të largohet nga Bayern Munihu në fund të sezonit, sipas agjentit Volker Struth.

Reprezentuesi gjerman Sule i konfirmoi klubit javën e kaluar se do të largohet nga “Allianz Arena” kur kontrata e tij të skadojë pas katër muajsh, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re.

Kjo çoi në kritika nga legjenda e klubit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili deklaroi se Sule asnjëherë nuk e arsyetoi veten në pozicionin e tij në Bayern.

Ish-kapiteri i Bayern-it, Stefan Effenberg, shkoi më tej duke akuzuar 26-vjeçarin se ai nuk e sheh aspektin sportiv në karrierën e tij por vetëm atë financiar.

Por përfaqësuesi i lojtarit i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke këmbëngulur se vendimi i Sules për t’u larguar nga Bayerni nuk është i motivuar financiarisht.

“Unë mendoj se do të kisha një problem nëse do të njoftonim brenda disa ditësh se lojtari do të transferohej në Neëcastle dhe unë të jem i ulur këtu duke shpjeguar se paratë nuk janë prioriteti tij”, tha Struth për “Sport1”.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar me Bayernin. Kishte vetëm një diskutim verbal. Ne u takuam, folëm për këtë dhe unë sinjalizova në atë kohë që lojtari po shqyrtonte nëse dëshiron të vazhdojë kontratën e tij. Nuk bëhej fjalë fare për paratë. Një bisedë ishte planifikuar në janar. Niklas kaloi Krishtlindjet me familjen e tij, më thirri në atë kohë dhe më tha: “Nuk e dua më këtë. Nuk dua që ky takim të realizohet’, vazhdoi agjenti.

E pyetur nëse dihet tashmë destinacioni i radhës i Sules, Struth tha: “Po, kjo është e sigurt. Niklas së fundmi mori një vendim dhe do të habitesha nëse ai do ta ndryshonte përsëri”.

Sule iu bashkua Bayernit nga Hoffenheim në vitin 2017 dhe ka bërë 159 paraqitje për klubin, duke fituar katër tituj të Bundesligës dhe dy kurora DFB-Pokal, si dhe Ligën e Kampionëve 2019-20.