21:25 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Agjenti zbulon nëse Karius do të rikthehet te Liverpooli

Portieri gjerman nuk por gjen rehatinë as te skuadra e Besiktasit.

Loris Karius nuk po arrin të lërë pas krahëve momentin negativ që e shoqëroi gjatë finales së Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Portieri ka bërë disa gabime edhe te Besiktas, ku luan në formë huazimi, aq sa kohët e fundit është folur shumë për një largim të tij nga Turqia.

Pavarësisht situatës së krijuar ai që i jep fund këtyre spekulimeve është agjenti i 25-vjeçarit, Florian Goll, transmeton IndeksOnline.

Ai deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi gjermani do të respektojë kontratën 2-vjeçare të huazimit me klubin turk, i cili sipas tij nuk ka aspak ndërmend ta prishë para kohe këtë marrëveshje.

“Këto spekulime janë të pakuptimta”, ka thënë Goll.

“Më intereson se nga dalin këto fjalë. Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë”.

“Loris është i huazuar te Besiktasi për dy vite dhe kjo është e vetmja e vërtetë. Klubi nuk e ka ndërmend t’i jep fund kontratës përpara kohës”, ka theksuar ai.