Karius vazhdon të jetë ”baba” i gabimeve trashanike
Liverpooli është duke u përpjekur që ta lë humbjen nga Paris Saint-Germain në të kaluarën – për gjërat mund të ishin edhe më keq nëse ata ende do ta kishin në portë Loris Karius.
Portieri gjerman ishte masivisht i kritikuar për dy gabimet e tij të tmerrshme në finalen e Champions Leagues ndaj Real Madridit.
Pas kësaj, Liverpooli e dërgoi Karius në huazim në Turqi te Besiktasi, dhe ai është duke e vazhduar formën dëshpëruese edhe në këtë klub, transmeton IndeksOnline.
Në videon e mëposhtme, mund ta shihni se si Karius dështon ta kapë një top mjaft të lehtë – për të krijuar skena komike.
– Loris Karius topu tutmakta zorlanıyor.. pic.twitter.com/C15tn7XJC4
— Beşiktaş GO (@besiktasgo) November 29, 2018
Kjo po i ndodhë vazhdimisht Kariusit dhe ai po ndihet mjaft nervoz në fushën e lojës.
Mbetet të shihet nëse klubi turk do t’ja vazhdojë qëndrimin apo do ta rikthejë te Liverpooli, ku nuk është i mirëpritur./IndeksOnline/