23:34 / E Martë, 05 Tetor 2021 / C E

Agnelli kërkon Igli Taren te Juventusi, i mahnitur me sukseset e tij

Igli Tare është një nga Drejtorët Sportiv më të vlerësuar, jo vetëm në Serie A por në të gjithë futbollin evropian.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka arritur ta bëjë Lazion një skuadër shumë të fortë duke transferuar lojtar me kosto të ulët, shkruan Indeksonline.

Calcio Mercato” shkruan se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka shprehur interesimin e tij për ta marrë afër vetës në Torino.

Numri një i Zonjës së Vjetër kohët e fundit ka revolucionarizuar strukturën menaxhuese të zonës sportive të Juventusit me lamtumirën e Paratici.

Pëlqimi për Tare, megjithatë, ka rrënjë të largëta dhe nuk është shuar as shtyrë nga këshilltarët e tij më të afërt.

Tare  ka qenë me Lazion që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit nga klubi nga Roma disa herë në vitet e fundit .

Kontrata e tij aktuale do të përfundojë më 30 qershor 2023 , dhe pak më shumë se një vit e gjysmë nga përfundimi, interesi i Juves mund ta bind të largohet më herët. /IndeksOnline/