15:10 / E Martë, 04 Tetor 2022 / B O

Agnesa Vuthaj frymëzon gjigantin “Versace”

Brendi i famshëm ndërkombëtar i veshmbathjeve “Versace” duket se është frymëzuar në linjën e Missit shqiptar, Agnesa Vuthajt.

Në kampanjën e fundit të “Versace” për sfilatën e Milanos, shihet se promovimi i koleksionit ka të përbashkëta me kampanjën që dy vite më parë e kishte nisur brendi i Agnesa Vuthajt.

“Jetë në kafaz xhami” quhej koleksioni që në vitin 2020 Agnesa Vuthaj e kishte bërë. Dy vite më pas, Agnesa ka frymëzuar “Versacen” për koleksionin e Milanos.

Kutia e Agnesës e vendosur në natyrë, tashmë shihet në pozicion të ngjashëm nga “Versace”.

Kuptimi i xhamit i ideuar nga bukuroshja kosovare kishte kufizimin e lirisë së lëvizjet për kosovarët të cilët mund të shohin botën virtualisht, por jo të udhëtojnë lirshëm./Indeksonline/