12:14 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj mesazh domethënës për feminizmin

Agnesa Vuthaj përveç si një nga femrat më të bukura shqiptare ajo njihet edhe si blogere.

Ish-missi është e mjaft aktive me postimin e imazheve të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale, shkruan Indeksonline.

Së fundi bukuroshja nga Peja përmes një ‘InstaStory’ ka dhënë një mesazh domethënës rreth feminizmit.

“Dëshiroj të shikojë femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbëla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta” shkruhej në thënien e publikuar nga Agnesa.