22:57 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / C E

Agon Xhaka mori çmimin “Ylli i Javës”, Graniti bën një postim të veçantë për të

Agon Xhaka u zgjodh si më i miri i javës së 16-të në Superligën e Kosovës, duke marrë çmimin “Ylli i Javës”.

Ai këtë vlerësimi e mori nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selatin Jerliu, Isuf Llumnica, Naim Kodraliu, shkruan Gazeta Express.

Kushëriri i tij dhe ylli i futbollit, Granit Xhaka, ka bërë një postim të veçantë për futbollistin e Malishevës.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit e publikoi në “Instagram” fotografinë e Agonit me çmimin “Ylli i Javës”.

Ai këtë postim e shoqëroi me një kurorë të mbretit.