20:58 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Agron Avdiaj i VV-së tregon se pse LDK në Istog nuk meriton votën, ky grafikon flet vet

Kandidati për kryetar të Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje, Agron Avdiaj ka goditur pushtetin aktual në komunën e tij.

Avdiaj ka publikuar hulumtimin e fundit të GAP ku e nxjerrë komunën e Istogut si një nga komunat që janë realizuar më së paku premtime.

Avdiaj ka thënë se pushteti lokal i LDK-së në Istog është i kalbur dhe duhet ndryshuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Sot është 18 shtatori, data kur pikërisht sot një muaj ne do të fillojmë një epokë të re qeverisje në Istog, për ti dhënë fund një sistemi të kalbur e të pandryshuar që nga paslufta. Se sa i rrejshëm është pushteti në detyrë në Istog, tregon ky hulumtim i fundit i realizuar nga Instituti GAP. Komuna e Istogut është një nga komunat me më së paku premtime të realizuara në nivel vendi. Andaj, qytetarë të dashur të Istogut, mos iu besoni premtimeve nga ky pushtet mashtrues, sepse janë po të njëjtit që qeverisin që sa vite dhe rënditja e fundit tregon se sa të pasinqertë e jopunëtorë janë këta. Istogu e ka shansin final për ndryshim dhe fitoren bindëse me 14 shkurt dhe e bëjmë festë të dyfishtë me 17 tetor”, shkruan Avdiaj në reagim.