13:25 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Agron Beka merr shumicën e votave për anëtar të Këshillit Prokurorial

Me shumicë votash është përzgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial Agron Beka, nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.

Me 33 vota ai ka mundur Azem Hajdarin, i cili mori 25 vota, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar do të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlen të theksohet se deputetët kanë shqyrtuar edhe propozim-vendimin për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. /Indeksonline/