75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Agron Mustafa s’është më drejtor, por pare ka bë boll

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimet e tij si pasuri të paluajtshme, Mustafa ka bërë të ditur se nën pronësi të tij ka një lokal afarist në vlerë 80 mijë euro si dhe një banesë 250 mijë euro, prejardhja e të cilave thuhet të jetë nga kursimet.

Gjithashtu Mustafa ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 300 mijë euro në pronësi të përbashkët me prindërit prejardhja e së cilës thuhet të jetë nga prindërit poashtu Mustafa ka deklaruar edhe një oborr 400 metra në pronësi të përbashkët me prindërit në vlerë 200 mijë euro.

Mustafa ka deklaruar edhe një veturë të cilën thotë se e ka blerë nga shitja e automjeti tjetër, Leasing në vlerë 31 mijë euro, e që thotë se është në pronësi të bashkëshortes, shkruan Indeksonline.

Mustafa ka deklaruar edhe gjitha paratë e gatshme që ka në banka të ndryshme. Në Raiffeisen Bank në Prishtinë Mustafa ka 68 mijë e 660 euro e 97 cent.

Gjithashtu Mustafa ka para të gatshme edhe në ProCredit Bank mbi 11 mijë euro duke vazhduar kështu me para të gatshme në ‘Bank of America, huamarrje nga person fizik-familjar) 10 mijë e 25 euro. Mustafa në një seli tjetër të ProCredit Bank ka edhe 13 euro e 52 cent, duke vazhduar në Bankën Ekonomike me 3 mijë e 250 euro. Mbi 30 mijë euro Mustafa ka edhe huadhënie. Nga shitja e automjetet si huadhënie tjetër Mustafa ka edhe 60 mijë euro.

Mustafa ka edhe disa detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

Të hyrat vjetore të Mustafës nga paga mujore e Telekomit të Kosovës arrin vlerën 4 mijë e 436 euro e 55 cent  teksa edhe bashkëshortja e tij të hyrat vjetore nga paga mujore e Telekomit të Kosovës arrin në 1 mijë e 197 euro./Indeksonline/

http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Ndermarrjet_Publike_Regjistri_2018/Telekomi_i_Kosoves/Agron_Mustafa.pdf