19:46 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Agron Peni publikon albumin solo gitarë, “Home”

Albumi “ Home” sapo u publikua në të gjitha adresat online fale kompanisë Spanjolle “Publimaster” e cila promovon muzikën time ndërkombetarisht.

“Home” është një album solo gitarë i sapo realizuar në këtë periudhë izolimi që përmban 10 pjesë instrumentale, përpunime dhe krijime origjinale.

“Për të qene sa më afër jush, sidomos në këtë periudhë, albumi është realizuar bashkë me video në shtëpinë time të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim në kanalin tim “Youtube” si dhe në rrjetet sociale, ndërsa blerja e tij njëher për njëher mund të bëhet vetem online në adresat e shitjes”, ka shkruar autori i këtij albumi Agron Peni. /IndeksOnline/