13:34 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Aguero shpallet Lojtari i Muajit në Premierligë

Sergio Aguero është shpallur Lojtari i Muajit në Premierligë.

Sulmuesi i Manchester City mori çmimin pas një serie të ndeshjeve fantastike në muajin shkurt, ku arriti të shënoi 7 gola për kampionët aktual anglez, të cilët janë rikthyer në vendin e parë në tabelë.

Kjo është hera e gjashtë gjithsej që Aguero fiton këtë çmim. /IndeksOnline/