23:49 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / L K

Ahmet Ismaili, guvernator i ri BQK-së

Ahmet Ismaili është zgjedhur guvernator i ri Bankës Qendrore të Kosovës, sonte me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës. 

Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë të pozitës, ndërsa opozita nuk ishte prezente në seancë. Ahmet Ismaili mori 56, ndërsa Lulzim Ismaili 4 vota.

Ahmet Ismaili deri tani ishte drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, ndërkaq më herët ishte anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit.