75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 23 Janar 2025 / LB

Ahmet Isufi: Veteranëve t’u mundësohet punësimi dhe pensioni pa shkëputje nga puna

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka vizituar shoqatat e dala nga lufta.

Isufi ka thënë se bashkërisht kanë diskutuar rreth çështjeve që i preokupojnë dhe të cilat kërkojnë zgjidhje, në mënyre që të plotësohen të drejtat e këtyre kategorive.

“Organizatat që përkujdesen për kategoritë e lirisë, duhet të kenë objektet e tyre dhe çlirimtarët të kenë pension pa shkëputje nga puna”, ka shkruar ndër të tjera ai.