22:59 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Apelojmë tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijë të mos humbin mësimin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin.

Ahmeti ka shtuar se komunat e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik, por megjithatë janë përgjegjëse për arsimin parauniversitar, transmeton Indeksonline.

Tutje i pari i Prishtinës tha se lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë, por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental.

Postimi i plotë:

Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik. Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona. Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi. Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin. Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental.