21:25 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Askund nuk ka pa që Presidenti ‘unifikues’ të shkojë t’i bind deputetët me votu për një qeveri!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare.

Sipas tij, sistemet zgjedhore, ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos, transmeton Indeksonline.

Ahmeti tha askund nuk ka parë që Presidenti “unifikues” të shkojë të bind deputetët të votojnë një qeveri.

Postimi i plotë:

Shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare. Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos.

Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht #vota61