17:12 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti : BIK nuk ka apliku ende për leje për Xhaminë, nuk ka telashe me Komunën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ende nuk ka dorëzuar aplikacionin për leje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, në Prishtinë.

Këtë, Ahmeti e ka konfirmuar pasi është pyetur nga KosovaPress në lidhje me fotografinë që BIK ka vendosur në murin e sallës ku u priten mysafirët për Fitër Bajram, përfshirë kryetarin  Prishtinës, e ku shihet projekti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Para shtatë muajve Komuna e Prishtinës i ka dhënë BIK-ut një dokument me kushtet për ndërtim.
KosovaPress raporti më herët se ka kontaktuar edhe Ahmet Sadriun, nga BIK, në lidhje me vendosjen e fotografisë sot por ky nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Asokohe, BIK-u pati njoftuar se është duke punuar me arkitektë nga Ankara për të plotësuar ato në projekt dhe për të nisur ndërtimin sa më parë.

Ndërtimin e Xhamisë, e cila do të kushtojë afro 30 milionë euro, e gur themeli i së cilës është vënë para 5 vjet në lagjen Dardania afër Post Telekomit të Kosovës, do të financojë Bashkësia Islame e Turqisë.