11:23 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti deklarohet për bllokimin e shesheve, falënderon policinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët, aq më pak tash që moti po përmirësohet.

Kësisoj ai tha se masat shtesë janë të domosdoshme, duke shtuar se në këtë fazë sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes, transmeton Indeksonline.

Ahmeti falënderoi policinë për veprim të shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe, ku kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme.

Postimi i plotë:

Thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.

Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme.

Për ta ruajtur veten, familjen, dhe shëndetin publik – #rriNshpi!