18:12 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Inspektime të rregullta nga ora 21:00 në kafiteri e lokale afariste

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë, pas orës 21:00 në kryeqytet do të vazhdojnë inspektimet në kafiteri.

Ky është postimi i plotë:

Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim.

Falenderojmë ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe.