16:31 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni ata që kanë zgjedhur të mbrohen, nuk mund të bëhemi më mjekë se mjekët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se shumë qytetarë janë parë sot në Prishtinë, edhe atë pa mbrojtje.

Ahmeti deklaroi se askush, as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja, por ata që dalin pa nevojë po rrezikojnë të tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur të mbrohen, transmeton Indeksonline.

I pari i Prishtinës ritheksoi se këto veprime kanë pasojë në jetën e njerëzve.

Postimi i plotë:

E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje.

Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen.

Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët.

Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve.

#rrNshpi