19:38 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Kemi rezultate pozitive, por presim rezultate nga terreni (Live)

Shpend Ahmeti pas rezultateve të exit pollit që e nxori fitues në kryeqytet ka mbajtur konferencë për media ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që ia kanë besuar edhe një mandat katërvjeçar.

Ahmeti ka thënë se rezultatet nga terreni dhe rezultatet e exit pollit, tregon që ata janë fitues në kryeqytet.

Mirëpo, Ahmeti thotë se do të pres edhe rezultatet nga vëzhguesit dhe komisionarët në terren, shkruan Indeksonline.

“Ne në këtë moment që të falënderojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, për një proces të rregullt dhe në këto momente ne kemi fillu me i marr rezultate nga komisoneret e vëzhguesit tanë në terren. Ne i kemi parë edhe dy exit pollet që na dhanë një rezultat pozitiv, por ne do të presim edhe rezultatet tona. Në falënderojmë secilin qytetarë që ka ushtruar të drejtën e tyre për votim, Nuk kemi ankesë për proces zgjedhor. I bëjmë thirrje gjithë veguesve të jenë vigjilent në mënyrë që vota e qytetarëve të jetë përfundimtar, të mbrohet vota, të mos humb asnjë  gjatë votimit. Presim rezultatet pozitive” ka thënë Ahmeti./Indeksonline/