16:28 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Ahmeti: Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që nisin në Dardani, e vazhdojnë në pjesë tjera

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se si do të duken shtigjet e reja të biçikleta që do të fillojnë në lagjen Dardania e do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera.

Ahmeti publikoi një fotografi, duke theksuar se do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë bariera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.

##Prishtina