16:44 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Kjo është lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend AHmeti ka reaguar lidhur me gjendjen e shkaktuar në kryeqytet si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes.

Ahmeti ka cilësuar se ndotja më e madhe e ajrit është në lagjen Arbëria njohur ndryshe si (Dragodan) e që sipas tij është si pasojë e  afërsisë së Termocentraleve në Obiliq, transmeton Indeksonline.

Ahmeti gjithashtu ka deklaruar se ka disa politika që si komunë s’mund të kenë ndikim, por ai ka apeluar tek Qeveria e Kosovës të mbledh institucionet përgjegjëse për të diskutuar masat e mundshme afatshkurtër.

Ky është postimi i plotë:

“Ditëve dhe javëve të fundit Prishtina po ballafaqohet me nivele të larta të ndotjes, posaçërisht në grimcat 2.5 mm të cilat po publikohen nga matësi i vendosur nga Ambasada Amerikane në Arbëri/Dragodan. Kjo është pika më e ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me Termocentralet në Obiliq.

Edhe në pikat tjera që i kemi vendosur si komunë vërehet një gjendje më e rëndë por në bashkëpunim më Ministrinë e Mjedisit po punojmë për verifikimin e saktë të informatave.

Burimet e ndotjes mund të ndahen në disa pika.

  1. Termocentralet
  2. Metodat alternative të ngrohjes (djegia e drunjve dhe qymyrit)
  3. Trafiku
  4. Kushtet atmosferike
  5. Gjelbërimi i pamjaftueshëm dhe ndërtimet

Si Komunë janë disa politika që mund ti ndikojmë e disa të tjera që nuk mundemi (termocentralet nuk mund ti levizim).

Në aspektin afatmesëm kemi disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen

1.zgjerimi i Ngrohjes qendrore – pervec fazes se tanishme ku me financimin e qeverise gjermane dhe Komisionit Evropian do te kyçen edhe mbi 5 mijë njesi banesore, në takim me qeverinë kemi kërkuar dyfishimin e kapaciteteve në KeK (kosto rreth 25 milion euro) që brenda 5-7 viteve do të zvogëlonte dukshëm ngrohjen alternative

  1. Reforma e Transportit Publik
  2. Ngritja e vazhdueshme e hapësirave gjelbëruese

Në takim me minstren Reshitaj kemi diskutuar edhe hapat afatshkurtër e ku ne si komunë pasi të marrim të dhënat zyrtare nga Ministria do të mund të mbyllnim rrugë të kryeqytetit për qarkullim (pervec transportit publik) në orare të caktuara. Edhe pse, për shkak të pozitës së Prishtinës, ndotja më e madhe është në mbrëmje kur nuk ka qarkullim të veturave.

Sa për informatë:

  1. Informatat zyrtare mbi gjendjen e ajrit i jep Agjencia për Mbrotjen e Mjedisit
  2. Këshillat shëndetësore i jep Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Komuna do të vazhdojë të merr masa afatshkurte dhe afatmesme në përputhje me vlerësimet dhe analizat e të gjitha institucioneve përgjegjëse në Republiken e Kosovës. Javën tjeter mund të priten reduktime në trafik për shkak të gjendjes momentale. Kjo gjendje është e rëndë edhe për shkak te kushteve atmosferike që janë paralajmëruar për Kosovë, Maqedoni e Bullgari.

I bëj ftesë qeverisë që të mbledh të gjitha institucionet përgjegjëse përfshi komunat e prekura për të disktuar masat e mundshme afatshkurte.