Ahmeti komenton deklaratat e Vuçiqit, krahason Millosheviqin me Hitlerin
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, njëherësh dhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë dhe deklaratat e tij për ish presidentin e Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Sipas tij, deklaratat e Vuçiqit në Kosovë janë të njëjta sikur të një politikani gjerman nëse do thoshte se Hitleri ka qenë politikan i mirë, por me rezultate të këqija.
“Imagjinoni një politikan gjerman disa vite pas Luftës se Dytë Botërore të thotë se Hitleri ka qenë politikan i mirë, por me rezultate të këqija. E pastaj të thotë se dëshiron pajtim me hebrenjtë. Këtë e bëri Vuqiqi sot. #kosova #serbia #normalizim”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/