09:26 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Ahmeti: Largimi i Osmanit bëri që disa votues të LDK-së të votojnë më lehtë VV-në

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar si të jashtëzakonshme punën e KQZ-së gjatë zgjedhjeve. I pari i Prishtinës foli edhe nëse largimi i Vjosa Osmanit ndikoi në shtimin e votave për Vetëvendosjen, shkruan Indeksonline.

KQZ kanë bërë punë të jashtëzakonshme, uebsajti nuk ka ra. Atë ditë edhe ditën edhe natën kemi qenë të angazhuar me pastrimin e borës sepse është dashtë me dërgu fletëvotimet nëpër fshatra, ka ra tepër shumë borë edhe e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu. Nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë“.

Ahmeti tha se largimi i Osmanit bëri që disa votues të LDK-së të votojnë më lehtë për Vetëvendosjen.

Mendoj që Vjosa nuk është puna që i ka qu vota LVV-së, mendoj që ishin dalë mirë megjithatë, megjithatë, disa votuesve të LDK-së ua ka bërë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen, mos të kish shku një votues tradicional i LDK-së e kish pas shumë telashe me ja qit votën LVV-së. Fakti që Vjosa ka shku e ka bërë më të lehtë atë fakt sepse njerëzit kur e ndërrojnë votën e kanë shumë siklet me ja qit votën tjetër kujt, posaçërisht votuesit e LDK-së e kanë votuar LDK-në, po kësaj here e kanë bërë më të lehtë“.

Ai po ashtu tha se institucionet duhet të krijohen sa më shpejtë.

A do të dilte me këto përqindje po të kandidonte vet nuk e di, po megjithatë unë e thash nuk ka pas askush legjitimitet si kjo listë, e unë mendoj që sa më shpejtë të krijohen institucionet është më mirë. Mendoj që pritjet janë të mëdha do të jetë problematike pak, ky numër i madh i deputetëve nuk ka kuptim që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje sepse dalin edhe më keq këto parti, kushton ajo jemi në pandemi“, u shpreh ai në Dukagjin./Indeksonline/