75 Mall Live Search
22:35 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Ahmeti: LDK-ja po kthehet aty ku e ka vendin

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, njëkohësisht edhe kryetar i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është takuar me banorët e Gumnasellë dhe Rubofc e Kojskë.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo është dëshmi tjetër e përkrahjes masovike për LDK-në.

Ndërsa theksoi se LDK-ja po kthehet aty ku e ka vendin.

“Sonte në Gumnasellë dhe Rubofc e Kojskë – dëshmi tjetër e përkrahjes masovike për LDK-në.

LDK-ja po kthehet aty ku e ka vendin!

Ndryshimi ka nisur dhe ky është momenti kur ju bëheni shtyllë e tij”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/