12:30 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Marre, për atë që preu drunjtë me sëpatë!

Kryetari i Komuns së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë paraqitjen e radhës në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, mbrëmë janë prerë mbi 10 drunjë në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Ahmeti konsideron se një veprim i tillë është turp për këdo që e ka bërë.

Shkrimi i tij i plotë:

Dikush i ka pre mbreme mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!

Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233