22:02 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Në Washington prezantuam sfidat e Ballkanit

Kryetari i Komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka thënë se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka qenë pjesëmarrës në konferencën “Resolving the unresolved in Western Balkans” të organizuar nga International Republican Institute, Rockefeller Brothers Fund dhe Johns Hopkins University në Washington DC.

I pari i Prishtinës ka thënë se aty janë prezantuar para politikbërësve dhe të interesuarve sfidat e Ballkanit me fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

“Kënaqësi që bashkë me Ambasadorë, zyrtarë të departamentit të shtetit, ekspertë e ish zyrtarë si Hoyt Yee të flasim për sfidat e Kosovës në periudhën që vjen. Është e qartë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioriteti kryesor në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.