23:47 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Ahmeti: Nesër fillon faza e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nesër fillon faza e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave të reja.

“Nesër fillon faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave (edhe një shtohet pas vlerësimit të rrezatimit) të reja. 6 kompani janë parakualifikuar dhe do ti dorëzojnë ofertat deri me 27 janar. Konferenca e para ofertimit mbahet me 15 dhjetor”.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës.

“Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen nl Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës. Hera e parë në Kosovë që shkollat me sistemin PFI të bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat në financim”.